Lajme


Shënjestër e Iranit edhe Shqipëria? Gjenerali amerikan bën thirrje për vigjilencë.

Postuar nga Isida Muco

9th January 2020



Shqipëria nuk përjashtohet nga hakmarrja e Iranit për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani.

Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit. Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë , Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike. Gjenerali Barbero tha se NATO do të reagojë ndaj çdo sulmi që mund ti bëhet ndonjë vendi anëtar.

Qëndrimet janë dhënë në takimin e zhvilluar në Tiranë me temë samiti i fundit i NATO-s të iniciuar nga Fatmir Mediu dhe Qendra për Sigurinë në Evropën Juglindore

Gjeneral Amerikan Michael Barbero, i cili ka qenë bashkëpunëtor i afërt me Gjeneralin Petraues ish-komandanti i trupave në Irak si dhe ish Drejtor i CIA, po ashtu dhe me Gjeneralin Jim Jones, ish komandant I NATO dhe ish keshilltar për sigurine në SHBA.