Lajme


Rrëmbehet miliarderi më i ri

Postuar nga Isida Muco

11th October 2018



Personi që konsiderohet miliarderi më i ri në Afrikë është rrëmbyer nga persona të armatosur dhe me maska në qytetin Dar es Salaam të Tanzanisë.

Mohammed Dewji u rrëmbye jashtë një palestre ku shkonte për të bërë stërvitjen e mëngjesit.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe dy prej rrëmbyesve mendohet se janë shtetas të huaj.

Motivi për rrëmbimin e 43-vjeçarit është ende i paqartë.

Kush është Mohammed Dewji?

Revista financiare Forbes vlerësoi pasurinë e tij në 1.5 miliard dollarë dhe e konsideroi atë si miliarderi i vetëm i Tanzanisë.

Në një raport të vitit 2017, Forbes tha se  Dewji ishte miliarderi më i ri në Afrikë.

Ai premtoi në vitin 2016  se do dhuronte të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi, raportoi  Forbes.

Dewji, i njohur si Mo, ktheu biznesin e tij familjar nga një biznes me shitje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan.

Kompania e tij, METL, merret me prodhimin e tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve dhe vajrave ushqimore në të paktën gjashtë shtete afrikane.