Interesante


Roma ndalon turistët të ulen në Shkallët Spanjolle!!!

Postuar nga Isida Muco

14th August 2019



Në “Shkallët e Spanjës” në Romë nuk do të lejohet më ulja e njerëzve në to, ku ndërkohë ka nisur patrullimi i zonës, për të ruajtuar një prej vendeve kulturore në Itali. Nëse shkelet vendimi, gjobat variojnë nga 250 deri 400 euro. Shkallët Spanjolle janë pjesë e të famshmit Sheshi i Spanjes në Romë,ndërtuar që prej vitit 1725. Ky vend tërhiqte deri më tani mijëra turistë, por mbetet për t’u parë sesi do të pritet dhe a do të zbatohet ky rregull i fortë, në mbrojtje të shkallëve të famshme.

Këto shkallë që u bënë të famshme në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet filmit “Roman Holiday’ të vitit 1953 me aktorët Audrey Hepburn dhe Gregory Peck, iu nënshtruan një renovimi prej 1.4 milionësh në vitin 2016. Mermeri ishte dëmtuar ndër vite pasi ishte njollosur me çamçakëz dhe gjëra të tjera.

Shkallët e dizajnuara nga arkitekti Francesco de Sanctis gjatë viteve 1723-1726, tani janë të mbrojtura nga UNESCO.