Lajme


Rama paralajmëron mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Postuar nga Isida Muco

2nd December 2019



Kryeministri Edi Rama paralajmëron sërish mediat që të filtrojnë informacionet që transmetojnë lidhur me situatën e krijuar pas tërmeteve.

Ai thotë se gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka marre masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit.

“Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni!”, shkruan Rama.

Ai kërkon që të menaxhohen debatet dhe të ndalohen klithmat nëpër studiot televizive.

“Përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”, thotë në mbyllje Kryeministri.