Lajme


Pse rri Melania me një burrë që e tradhton? Sepse ka nje arsyetim per kete…

Postuar nga Isida Muco

21st February 2018



Përvoja e Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë duket se është ndjekur nga mallkimi i të qenurit Zonjë e Parë.

Në një intervistë të publikuar së fundmi, u shfaq lidhja jashtëmartesore e presidentit Trump me aktoren pornografike Stephanie Clifford. Tani për tani, Melania është një ndër Zonjat e Para që duhet të përballet me tradhtinë e burrit, krahas shembujve të famshëm si Jackie Kennedy, Hillary Clinton etj.

Edhe pse lajmi u përgënjeshtrua nga Shtëpia e Bardhë, Melania nisi një distancim nga bashkëshorti. Ajo nuk shfaqej më në ceremonitë e rëndësishme, refuzonte që t’i kapte dorën Trump-it në publik, për muaj të tërë qëndroi në apartamentin në Manhattan me djalin e tyre, Barron. Ekspertë të gjuhës së trupit konfirmuan se marrëdhënia mes çiftit nuk është aspak mirë.

Ky nuk është skandali i parë për presidentin, sepse është akuzuar edhe më parë për sjellje të pahijshme seksuale ndaj grave të shumta. Në raste të ngjashme, përgjithësisht çiftet divorcohen. Por Melania pse qëndroi?

Zonja e Parë s’është e lumtur për aq kohë sa raportohet gjerësisht se flenë në dhoma të ndara, zhduket në udhëtime papritur, por nga ana tjetër, Melania s’ka një gjendje financiare që do t’i siguronte një jetesë të paktën siç është mësuar. Donald Trump sigurisht që ka fuqi në institucionet më të larta të shtetit dhe me një lëvizje të gishtave e lë bashkëshorten trokë.

Një sondazh zbuloi se Melania është më e pëlqyera nga të gjithë Trump-ët, ajo pëlqehet ndërkohë që burri i saj jo. Më shumë se 1/3 e amerikanëve mendojnë se duhet të divorcohen dhe iu vjen keq për të.

Trump-i ‘urrehet’, ndërsa ajo jo. Kjo do të thotë se ylli Melania është gjithmonë e më shumë në rritje, sidomos tani që njerëzit ndiejnë keqardhje pas lajmeve të tradhtisë. Iu desh shumë punë për të krijuar një imazh të mirë, pse të largohet tani?