Lajme


Prokuroria nis hetimet për përgjegjësit e ndërtesave të shkatërruara.

Postuar nga Isida Muco

2nd December 2019



Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë regjistruar mëngjesin e së hënës çështjen penale, e cila i referohet tërmetit të 26 nëntorit me shkatërrimet e mëdha që solli kryesisht në qytetin e Durrësit.

Të dy prokuroritë po hetojnë nëse pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mos përmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”.

Shumë ndërtesa u shkatërruan totalisht nga tërmeti, ndërsa me qindra të tjera mbetën të dëmtuara.