Lajme


Princ Williams flet për herë të parë për problemet e tij të shëndetit mendor

Postuar nga Isida Muco

13th September 2018



Ndërsa shumica e njerëzve kanë tendencë të përqëndrohen në pamjen dhe shkëlqimin e familjes mbretërore, anashkalohet fakti se ata gjithashtu kanë betejat e tyre që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Teksa ka qenë i ftuar për të folur në lançimin e projektit të “Shëndeti Mendor në Punë”, projekt ky që synon të nxisë dialogun mbi shëndetin mendor në vendin e punës, Princi William foli hapur edhe për luftën e tij me shëndetin mendor.

Përpara se William të bëhej ‘mbretëror’ me kohë të plotë në vitin 2017, ai ka shërbyer si pilot i Forcave Ajrore Mbretërore dhe si pilot ambulance për “Ambulancën Ajrore të Anglisë Lindore”. Gjatë fjalës së tij, Princi tha se ka ‘marrë me vete në shtëpi’ shumë situata të vështira pa e kuptuar. “Ti sheh shumë gjëra të trishta çdo ditë dhe mendon se jeta është kështu”. Je gjithmonë duke luftuar me dëshpërimin, trishtimin dhe lëndimin. Çrregullimet rriten dhe ju nuk keni mundësi të shkarkoni asgjë nga stresi nëse nuk jeni të kujdesshëm.”

Lançimi i projektit në fjalë vjen pas një studimi të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, studim që tregoi se 48 përqind e të punësuarve luftojnë me shëndetin mendon në punë. Prince William theksoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmë dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor.