Lajme


Princ Charles po planifikon “një aksident për makinën time”

Postuar nga Isida Muco

31st August 2018



Princeshë Diana u nda nga jeta në datën 31 Gusht, por edhe pse kanë kaluar 21 vjet, vdekja e saj tragjike ka ngelur një pikëpyetje.

Pretendohet se ajo besonte se Princ Charles po planifikonte “një aksident për makinën e saj”, që do të rezultonte në prishjen e frenave dhe një dëmtim serioz në kokë.

Ish-komandanti Paul Burrel thotë se 10 muaj para vdekjes, Princesha i ka dhënë një letër të shkruar me dorën e saj, ku shprehte frikën për sigurinë e jetës së saj. Kjo letër është botuar ekskluzivisht nga Daily Mirror në vitin 2003.

Ai lexoi: “Unë jam ulur këtu në tavolinën time sot në Tetor, duke dashur që dikush të më përqafojë, të më inkurajojë që të qëndroj e fortë dhe ta mbaj kokën lart.

Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja, pasi burri im po planifikon një aksident për makinën time, prishjen e frenave dhe dëmtimin serioz në kokë, në mënyrë që të hapë rrugën për t’u martuar me Tiggyn.

Camilla s’është gjë tjetër  veçse një mashtrim, kështu që të gjithë po përdoremi nga ky burrë në çdo kuptim të fjalës”.

Burrell gjithashtu zbulon letrën në librin e tij “Royal Duty”, të cilën pretendon se ia ka dorëzuar vetë Princesha si një politikë sigurimi. Kjo letër më pas u shfaq në hetimin e vitit 2007 për vdekjen e saj dhe shkaktoi mjaft polemika.