Lajme


“Pranverë Ballkanike”. Media britanike Indipendent pasqyron situatën politike!

Postuar nga Isida Muco

6th May 2019



Media britanike Indipendent ka bërë një pasqyrim të situatës politike aktuale në Ballkan.
Si fillim Indipendent ka shpjeguar shkakun e indinjatës së malazezëve ndaj qeverisë aktuale me lider Gjukanoviç.

“Çdo gje fillon me një video të postuar në rrjetet sociale , ku shfaqet një biznesmen i njohur malazez që i dorëzon një zarf me para një anëtari të partisë kryesuese të Malit të Zi.

Biznesmeni e publikoi videon si shenjë hakmarrjeje ndaj qeverisë për akuzat që ishin bërë ndaj tij për mashtrim e pastrim parash. Për shkak të këtyre akuzave Dushko Knezeviç është detyruar të zhvendoset në Londër.

Dushko Knezeviç, ish mik i liderit malazez, gjithashtu lëshoi gradualisht një seri dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, duke pretenduar se ai kishte arkëtuar miliona dollarë për Z. Gjukanoviç dhe partinë e tij në pushtet dhe ftoi autoritetet të kthejnë sytë ndaj bizneseve të tij të dyshimta.

“Çështja zarf” ka shkaktuar indinjatë e protesta prej javësh kundër Gjukanoviçit, duke kërkuar dorëheqjen pas pothuajse 30 viteve të tij në pushtet.

Demonstrata anti-qeveritare erdhi pasi protesta të ngjashme po ndodhnin në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, ku demonstruesit po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e udhëheqësve të cilët i akuzojnë për sundimin autokratik dhe korrupsionin pavarësisht premtimeve për të qenë pjesë e BE e zbatuar politikat e saj.

Shpërthimi i protestave njeherësh sjell në kujtesë “pranverën arabe” të vitit 2010.

Ndonëse asnjë nga protestat e deritanishme nuk ka arritur të largojë udhëheqësit e Ballkanit, ato kanë inkurajuar rezistencën qytetare dhe kanë tronditur kontrollin e udhëheqësve të tyre mbi shtetin dhe mbështetjen që ata kanë marrë në Perëndim.”