Lajme


Praljak, ish gjenerali dhe artisti i lire, ish drejtori i teatrit te Zagrebit qe vrau veten

Postuar nga Isida Muco

30th November 2017



Akti i djeshem kur nxorri helmin dhe vrau veten, e vuri në qendër të vëmendjes ish-gjeneralin kroat Slobodan Praljak.

Por kush ishte Slobodan Praljak?

I diplomuar edhe në Akademinë e Arteve, Praljak kishte qenë drejtor teatri në Zagreb, Osijek dhe Mostar. Kurse prej vitit 1972 ai kishte punuar si artist i lire.

Ai ka qenë regjisor i serisë televizive “Blesan i Tulipan”, sikurse edhe të serialeve të tjera dhe të dokumentarëve, kurse po ai ka bërë edhe regjinë e dy filmave të metrazhit të gjatë “Povratak Katarine Kozul”, filmi i cili është realizuar në vitin 1989. Praljak ka realizuar edhe filmin tjetër “Jegulje putuju u Sargasko more”, i cili është realizuar në vitin 1979. Ai poashtu ai ka qenë i njohur edhe për shumë skenarë dhe libra.

Karrierës ushtarake ai ishte futur në mesin e viteve ’80-të, ku u vu në krye të trupave kroate në Bosnje.

Për këtë veprimtari të tij në luftë ai ishte akuzuar për krimve luftë dhe Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë kishte vendosur për 32 vite burg.