Lajme


“Plan për të djegur Kuvendin”, presidenti Meta para Komisionit Hetimor.

Postuar nga Isida Muco

9th September 2019



Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pas Komisionit  Hetimor  se më datë 8 shtator ishte planifikuar të digjej Kuvendit, ditën kur po zhvillohej mitingu i PD-së.

Meta: “Përveç Kushtetutës kemi edhe marrëveshjen e asocim stabilizimit. Duhet të mbrojmë të drejtën për zgjedhje. Kjo është sa i takon anës Kushtetuese. Një arsye themelore, se unë janë edhe kryetari i Sigurisë Kombëtare, është siguria publike. Nuk do të bëja një ekspoze më të gjatë. Për shkak të detyrës time kam pasur informacione, si në rrugë zyrtare dhe nga institucionet zyrtare dhe por edhe burime të tjera, do të kishte trazira. Në datë 7 qershor, një ditë para se të shfuqizoja 30 qershorin, kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar, mund të njihet edhe komisioni. Persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e PD-së për të djegur kuvendin e Shqipërisë. Kjo ishte ishte tërësisht e vëretetë dhe mund të kishte viktima”.