Lajme


Pezullohet mjeku, fëmija lind pa fytyrë.

Postuar nga Isida Muco

24th October 2019



Një mjek obstetër në Portugali u pezullua menjëherë pasi një fëmijë lindi pa hundë, sy e një pjesë të kafkës.

Prindërit e foshnjës nuk kishin qenë në dijeni të anomalive të rënda fizike të djalit të tyre derisa ai lindi në fillim të këtij muaji.

Drejtuesit e këshillit të mjekëve votuan njëzëri për shkarkimin e doktor Artur Carvalho me akuzën e neglizhencës. Rezulton që kanë dalë në dritë edhe ankesa të tjera, të cilat datojnë prej më shumë se një dekade.

Raportet për ato raste, të cilat janë përcjellë me detaje nga mediat portugeze, kanë shkaktuar zemërim të gjerë. Dr Carvalho nuk ka bërë ende publikisht asnjë koment për këto pretendime dhe BBC nuk ka qenë në gjendje të arrijë drejtpërdrejt tek ai.

Prindërit e bebes Rodrigo kishin qenë disa herë për ekografi në klinikën private të mjekut, i cili i kishte siguruar se fëmija nuk kishte probleme shëndetësore.