Lajme


Peshku i Orikumit certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free

Postuar nga Isida Muco

27th April 2018



Almarina, meriton me të drejtë të jetë krenaria e detit shqiptar. Vlerësimi kësaj here për një kompani nga Orikumi i Vlorës, vjen nga zemra e Europës, Brukseli.

Dhe jo pak, por shpallet peshku i vetëm i kultivuar në kontinentin Europian si Antibiotik Free. E thënë ndryshe, prodhimi që vjen nga gjiri i Vlorës u certifikua në Expo Seafood si i vetmi që përmbush të gjitha kushtet për tu konsideruar i pa trajtuar me asnjë lloj medikamenti apo substancë tjetër kimike. I gjithë zinxhiri i realizimit të këtij produkti elitë të detit shqiptar nën monitorim e rreptë të enteve certifikuese si dhe nga gjithë supermarketet më në zë të Europës, furnitor i të cilëve është prej afro një viti. Duke i vënë theksin në rritjen e peshkut të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në respekt të plotë të ruajtjes së ambientit kompania është e certifikuar me Standartet ndërkombëtare të cilësisë IFS,GLOBALG.A.P(The Global Partnership for Good Agricultural Practice) Vlerësimet e klientit europian, auditimet e laboratoreve prestigjioze si dhe kërkimet shkencore të Universitetit të Camerinos në Marche e radhisin kocen dhe levrekun e Orikumit shumë më përpara në vlera se prodhimi i fermave italiane, greke e kroate që kane dhjetra vite në tregun europian.

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjiganti Italian EREDE ROSSI SILVIO. Por risia e këtij viti është certifikata Antibiotik Free (Mungesë e plotë e antibiotikeve në të gjthë ciklin e plotë të rritjes së kocës dhe levrekut) që iu dorëzua peshkut të Almarinës dhe produktit cilësor që sjell në tregun Europian. Peshku i Orikumit është i pari në Europë që certifikohet si i tillë.