Interesante


Përqafim miqësor me peshkaqenin??!

Postuar nga Isida Muco

14th August 2019



Pierrick Seybald nuk ka aspak frikë të futet në ujë dhe të qëndrojë shumë pranë një prej grabitqarëve më të rrezikshëm të planetit. 34-vjeçari është fotografuar teksa përkëdhel dhe qetëson me një prekje peshkaqenin tigër, në ujërat e Polinezisë franceze.

Ai shihet se si praktikisht i flet peshkaqenit, i cili njihet si një kafshë që nuk i kursen njerëzit, por çuditërisht pranë Seybald, ata shfaqen tepër të qetë. Fotot, realizuar nga Cam Grant për National Geographic tregojnë një ditë normale pune për Seybald. Teksa afrohen pranë tij, peshkaqenët hapin gojën duke treguar dhëmbët e frikshëm, por nuk kryejnë asnjë veprim agresiv. “Unë jam zhytës i specializuar për të qëndruar pranë peshkaqenëve. Kjo përvojë nuk është për amatorë apo turistë, duhet të dish të sillesh në mënyrë që ata të të respektojnë”, shprehet Seybald.

https://www.mirror.co.uk/news/world-news/daredevil-diver-calms-giant-shark-18926223