Showbiz


Për herë të parë në kopertinën e Vogue, Pamela Anderson super sexy!

Postuar nga Isida Muco

16th May 2019



Në kopertinën e “Playboy” e kemi parë me dhjetëra herë, por Pamela Anderson-it iu desh të bëhej 51 për të patur më në fund një kopertinë krejt të sajën “Vogue”.

Ajo realizoi tre kopertina të ndryshme për numrin e qershorit të “Vogue Czechoslovakia”.

Seksi në bregdetin e Cassis, Francë, kryetitulli i kopertinës së saj është:

“Kush do ta vrasë Pamela Anderson?”

Siç shpjegoi “Vogue” çekosllovak në Instagram, shërbimi fotografik u frymëzua nga filmi ikonik çek i viteve ’60, “Kush do ta vrasë Jessie-n?”

Dhe jo më kot: aktorja kryesore e filmit, Olga Schoberova, ka goxha ngjashmëri me Pamela Anderson-in.

Në intervistën shoqëruese, Pamela Anderson, sot e angazhuar me organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve shprehet:

“Çdo vajzë do të ndihet seksi. Unë e konsideroj veten një feministe socialiste. I dashuroj burrat. Është autoriteti që s’më pëlqen.”