Lajme


Pasojat nga tërmeti/ Voda: 1183 shtëpi të shembura e 5497 të dëmtuara rëndë

Postuar nga Isida Muco

3rd December 2019



Zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore bëri  të ditur informacion e përditësuar të të dhënave dhe bilancit paraprak të punës së institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri të ditur bilancin e punës në terren të institucioneve për eleminimin e pasojave nga tërmeti deri në mesditë së martës.

Sipas saj: QENDRA E RE DISPEÇER

Duke nisur nga sot, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

  • 0694114100
  • 0694114101
  • 0694114040

Gjithashtu, për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes: www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 101 (Tiranë – 32; Durrës – 59; Lezhë – 9; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 79 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

 QARQET E PREKURA NGA TËRMETI

Qarqet më të dëmtuara nga tërmeti janë: Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Qarqet e tjera ku ka dëmtime janë: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

DËMET NË BANESA

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri në orën 12:00 është :

Shtëpi të shembura:              1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:     5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:      3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:    558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56,                                                            Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:      335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara:             28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara:             146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore:            2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar janë 3224, në hotele janë akomoduar 1961 persona, në Çadra 964 persona dhe në Qendra sociale 867 persona e në Familje 2525 qytetarë. Vijon puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

  • Durrës – 9 objekte
  • Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

  • Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës
  • Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
  • Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
  • Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”
  • Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

  • Në objektin afër Kompleksit “Tropikal
  • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
  • Në kompleksin “Miramare”
  • Në hotel “Vila Verde”
  • Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
  • Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
  • Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.