Lajme


Pasaporta britanike i rikthehet ngjyres blu, pas Brexit.

Postuar nga Isida Muco

22nd December 2017



Ministria e Brendshme britanike njoftoi sot se pasaportat që do të lëshohen për shtetasit e Britanisë së Madhe nuk do të kenë më si konfigurim ngjyrën vishnje për t’iu rikthyer blusë emblematike dhe kjo menjëherë pas Brexit.

“Largimi nga BE-ja na jep një rast unik për të rivendosur identitetin tonë kombëtar”, deklaroi Brandon Lewis, sekretar i Shtetit për Imigracionin në një deklaratë.

”Kjo është arsyeja që kam kënaqësinë për të njoftuar se pasaportat britanike do t’i rithehen dizajnit emblematik të ngjyrës së artë me sfond blu sapo të zyrtarizojmë largimin nga BE-ja në 2019”, shtoi ai.

Pasaportat e reja blu do të lëshohen deri në rinovimin e kontratës me prodhuesin, në tetor 2019. Në intevalin kohor, mes datës së Brexit të parashikuar nga 29 marsi 2019 dhe muajit tetor, kopertina bordo do të vijojë të jetë e pandryshuar por mbishkrimi “Bashkimi Evropian” do të zhduket.

Ngjyra blu u përdor për herë të parë në 1921 në pasaportat britanike.

Tabloidi konservator “The Sun” mbështetës i zjarrtë i Brexit dhe që bëri fushatë për rikthimin e pasaportës në formatin e saj të mëparshëm, vlerësoi se ky vendim përbënte “një fitore të bujshme”, dhe se qeveria kishte mbështetur kërkesën e tij.

Njoftimi u prit në mënyra të ndryshme nga deputetët britanikë.

Një dhuratë e bukur për Krishtlindje për ata që identiteti kombëtar është i rëndësishëm.