Lajme


Pas helmimit me lëndë nervore, gjëndja e vajzës së agjentit rus merr një kthesë të papritur

Postuar nga Isida Muco

30th March 2018



Yulia Skripal, vajza e agjentit rus Sergei Skripal, po përmirësohet me shpejtësi dhe nuk është më në gjendje kritike, kanë bërë të ditur punonjës nga spitali që e trajton atë.

Ajo dhe babai i saj u shtrinë për trajtim gati katër javë më parë, pasi u ekspozuan ndaj një sulmi me lëndë nervore në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Sipas BBC, vajza e Sergei Skripal tashmë është e vetëdijshme dhe ka folur.

Megjithatë, z. Skripal mbetet në një gjendje kritike por të qëndrueshme theksohet në raport nga Spitali i Qarkut Salisbury.

Mjekët thanë se znj. Skripal, “i është përgjigjur mirë trajtimit, por vazhdon të trajtohet në kujdes klinik të specializuar 24 orë në ditë”.