Showbiz


“Papa Francesku, njeriu i fjalës”, së shpejti filmi për Atin e Shenjtë.

Postuar nga Isida Muco

13th March 2018



Në 18 maj në kinematë italiane do të nisë transmetimin një film për Papa Frencescon.

Filmi dokumentar, i cili vjen nën regjinë e Wim Wenders, titullohet “”Papa Francesco. Un uomo di parola”.

Më shumë se sa një film dokumentar, ky është një udhëtim personal me Papa Bergoglio. Në qendër të tij ka skena dhe ide të Papës, puna e tij e reformës dhe përgjigjet për sfidat globale në botë si: vdekjam drejtësia sociale, emigrimi, pabarazia, materializmi dhe roli i familjes.

Teknika e drejtpërdrejtë e kamerës së filmiët e bën shikuesin ballë për ballë me Papën, duke krijuar një dialog mes tij dhe shikuesit, në kuptimin e mirëfilltë. Duke marrë pyetjet e njerëzve në vende të ndryshme dhe në faza të ndryshme të jetës, Papa Francis përgjigjet për fermerët dhe punëtorët, refugjatët, fëmijët dhe të moshuarit, ata që janë në burg dhe ata që jetojnë në favelas (lagjet e të varfërve), ose në kampet e refugjatëve. Të gjitha këto zëra dhe të gjitha këto fytyra përfaqësojnë një seksion ndër-njerëzor që është i bashkuar në një dialog me Papa Françeskun.

Gjatë gjithë filmit, Papa Françesku ndan vizionin e tij për Kishën dhe shqetësimin e tij të thellë për të varfrit, angazhimin e tij ndaj çështjeve mjedisore dhe drejtësinë sociale; thirrjen e tij për paqe në fushat e shënuara nga konflikti dhe për paqe dhe dialog mes feve të ndryshme.