Lajme


Operatori i Kujdesit Shëndetësor inspektime në qendrat shëndetësore në Durrës dhe Tiranë, pas tërmetit

Postuar nga Isida Muco

23rd September 2019



Për të përballuar pasojat e tërmetit, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kujdesit Shëndetësor ka ngritur dy grupe pune për verifikimin në terren te situatës të Qendrave Shëndetësore, i pari në Tiranë dhe i dyti po verifikon gjendjen e qendrave dhe njësisë në qytetin e Durrësit.

Në drejtimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të OSHKSH, Dr. Mirela Hasanaj grupi po inspekton çdo qendër, po i qëndron pranë stafeve mjekësore, që janë në shërbim maksimal të qytetarëve të prekur.

“Së bashku, do te kalojmë çdo situatë problematike të shfaqur nga tërmeti.Solidaritet me familjet e prekura”, shprehet OSHKSH.