Lajme


‘Oficeri në shkolla’, projekti në mbrojtje të gjimnazistëve.

Postuar nga Isida Muco

12th February 2018



Në muajin mars, në 15 gjimnaze të kryeqytetit do të nisë projekti pilot ‘Oficeri në shkolla’. Oficerat do të jenë burra e gra që fillimisht do të vendosen në 15 shkolla e më pas programi do të përhapet në gjithë gjimnazet.

Oficeri i sigurisë do t’u bashkëngjitet shkollave për të gjitha rastet shqetësuese si fenomenet e dhunës, shitjes ose konsumit të lëndëve narkotike, mungesës së disiplinës, etj. Oficeri që nuk është polic, nuk bën kontrolle, nuk ka asnjë detyrë për të marrë masa, por i bashkëngjitet trupës mësimore dhe trupës së prindërve si një figurë kujdestari për mbarëvajtjen e bashkëjetesës jashtë klasës, në oborrin e shkollës dhe në marrëdhëniet mes klasës, oborrit dhe pjesës jashtë. Dhe njëkohësisht është urë komunikimi me policinë.