Lajme


Nusja e re vendos standardin e vet, ja respekti i veçante i Elisabetes per nenen e saj! Merite e Meghan-it…

Postuar nga Isida Muco

5th November 2018



Pavarësisht kalvareve të skandaleve që familja e Meghan Markle kryesisht motra dhe babai kanë shkaktur në opinionin publik, duket se nëna e saj e ka fituar plotësisht besimin dhe dashurinë e Mbretëreshës Elisabeth.

Zonja Doria Ragland ka marrë nga Hirësia e Saj një ftesë të veçantë e tejet të rrallë, gjë që askush nga familja e Kate Middleton nuk e ka marrë. Elisabeth ka ftuar nënën e Meghan që ajo të kalojē pushimet dhe Krishtlindjen sëbashku me familjen mbretërore. Doria do të qëndrojë gjatë gjithë ditëve të festave e kjo e bën të rrallë këtë ftesë, pasi familjarët e Kate kanë qenë të pranishëm në pritjen e Krishtlindjes, por asnjëherë nuk janë ftuar të qëndrojnë më gjatë.

Nëna e Markle do të akomodohet në Sandringham House (një prej pronave të Mbretëreshës). Sipas burimeve nga Pallati mbretëror arsyeja e kësaj ftese është për faktin se Meghan nuk ka asnjë familjar në Angli dhe fakti që ajo është shtatzënë e bën edhe më të nevojshme praninë e nënës afër saj.

Meghan eshte ajo qe ka vendosur standardin e vet, qe nga shfaqjet ne publik dhe adhurimi, raporti i nje vajze te vecante ne mbreterine e madhe, multikulturale dhe multiraciale, nje femer e realizuar qe le hapesira edhe per me te dashurit e saj.