Lajme


Nuk pranoi divorcin! Veterani i Forcave Ajrore ne SHBA kryen vrasje te trefishte!

Postuar nga Isida Muco

9th July 2018



Një veteran i Forcës Ajrore në Shtetet e Bashkuara ka vrarë gruan dhe një prej katër vajzave të tij para se ti vendoste zjarrin shtëpisë dhe të vetëvritej.

Bob Orsi, 51 vjeç vrau gruan e tij Charlene dhe vajzën 12 vjeçe, një prej trinjakeve në shtëpinë e tyre në Alabama ditën e shtunë pasdite (7 korrik).

Dy vajzat e tjera, së bashku me motrën 13 vjeçe morën plagë por arritën të mbijetojnë pas mjekimeve që morën në spital. Sipas gjykatës, thuhet se Charlene i kërkoi divorcin para 9 ditësh dhe kujdestarinë e vajzave. Nuk është e qartë nëse çifti jetonin të ndarë, por nëna që punonte si mësuese në shkollë fillore përmendi mosmarrëveshje kur përmendi divorcin me 28 qershor.

Ata të dy ishin njohur kur punonin në Forcat Ajrore dhe ishin martuar në vitin 1994.