Lajme


Nuk e lejon të shohë nipin, i ati i Meghan: Mendova se mëmësia do ta bënte më të ndjeshme

Postuar nga Isida Muco

3rd September 2019



Thomas Markle del sërish në skenë kundër së bijës. Pas shumë debateve, edhe publike, që ka krijuar me të bijën dhe familjen mbretërore, i ati i Dukeshës së Sussex-it ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave duke iu kundërvënë Meghan dhe dhëndrit të tij, Princit Harry.

Thomas Markle ka folur për “The Mail on Sunday” duke thënë se ai shpresonte të takonte nipin e tij, ose të paktën të shikonte një foto të tij, por kjo nuk është bërë e mundur.

“Do të doja që ata të më dërgonin një foto të Archie, që unë mund ta vendosja në kornizë përkrah fotos së Meghan, por nuk është bërë e mundur. Ndonjëherë kam ndjesinë se njerëzit mendojnë që nuk e dua vajzën time.

Unë e dua shumë dhe nuk do të doja asgjë më shumë sesa të vendosja një fotografi të Archie në një kornizë përkrah asaj të Meghan… Kisha menduar se mëmësia do ta bënte më të ndjeshme Meghan…”, ka thënë 74-vjeçari gjatë intervistës.