Showbiz


Njihuni me Psalmin e çifitit Kardashian-West!

Postuar nga Isida Muco

12th June 2019



Pak javë më parë çifti i njohur i showbizit boteror Kim Kardashian dhe Kaney West u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Psalm.

Së fundmi Kim Kardashian ka publikuar portretin e plotë të vogëlushit të saj. ‘Psalm Ye’, shkruan Kardashian bashkangjitur fotos së djalit, duke i lënë fansat të spekulojnë se Ye është emri i mesëm i tij.

Kujtojmë se emri Psalm ka një kuptim shumë domethënës për familjen e Kanye dhe Kim, pasi ata janë inspiruar nga libri i Psalmeve në Bibël.

Kanye West ka disa kohë që i është dedikuar plotësisht besimit ndaj Zotit dhe ka menduar të hapë dhe një kishë, prandaj emri Psalm është kaq i rëndësishëm për të.