Lifestyle


Njihuni me blerësin misterioz të pikturës së Da Vinçit për 450 mln dollarë

Postuar nga Isida Muco

7th December 2017



Është zbuluar blerësi misterioz pikturës së famshme të Leondardo Da Vinçi, Salvator Mundi,

Pronari i ri i pikturës, që theu rekord në shtëpinë e ankandit kur u shit për 450 mln dollarë muajin e kaluar, është princi i Arabisë Saudite, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud.

Bader bin Abdullah u indentifikua në dokumentat blerjes nga New York Times. Princi nuk është një koleksionist i njohur i artit, raporton Times dhe burimet e pasurisë së tij nuk janë të njohura publikisht, por ai është një bashkëpunëtor i ngushtë i princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Të mërkurën, muzeu i sapohapur i Luvrit në Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shkruar një njoftim se piktura ‘po vjen’.

Piktura u shit në Christie’s në Nju Jork më 15 nëntor.