Showbiz


Nicole Kidman thyen heshtjen për fëmijët e adoptuar me Tom Cruise

Postuar nga Isida Muco

8th November 2018



Nicole Kidman ka bërë një deklaratë të rrallë publike për fëmijët e saj të adoptuar me ish-bashkëshortin Tom Cruise.

51-vjeçarja u shpreh se jo se nuk dëshironte të fliste për fëmijët e saj Bella e Connor, por përkundrazi thjesht dëshiron të mbrojë privatësinë e tyre.

“Jam shumë private në lidhje me të gjitha këto. Duhet ti mbroj,”-tha Kidman, në një intervistë për revistën WHO. “Unë e di 150% se do të hiqja dorë nga jeta për fëmijët e mi, sepse ky është qëllimi im.”

Kur Kidman dhe Cruise u divorcuan në vitin 2001 pas një dekade martese, Bella, 25 vjeç dhe Connor, 23, zgjodhën të jetonin me babanë e tyre në Los Angeles.  Dhe praktikojnë besimin Scientology, po ashtu si babai i tyre.

“Ata janë të rritur dhe në gjendje të marrin vendimet e tyre. Bënë zgjedhjen për të qenë Scientologist dhe si nënë, është detyra ime që t’i dua,”-tha aktorja. “Unë jam shembull i kësaj tolerance dhe kjo është ajo që dua të besoj. Nuk ka rëndësi se çfarë bën fëmija juaj. Fëmija duhet ta doni dhe ai duhet ta dijë që ka dashuri në dispozicion.”

Gjatë viteve është raportuar se Bella e Conor janë larguar nga nëna e tyre pasi Nicole u martua me Keith Urban në vitin 2006 dhe lindi dy fëmijë, Sunday dhe Faith.

Por fituesja e Oskar vazhdoi të përsëriste dashurinë e pakushtëzuar për katër fëmijët e saj.