Lajme


Nënat hidhen nga shkëmbinjtë me kamion, bashkë me 6 fëmijët, vdesin të gjithë

Postuar nga Isida Muco

8th April 2019



Vdekja e dy grave dhe gjashtë fëmijëve të tyre birësues, pasi u hodhën me kamion nga shkëmbinjtë, nuk ishte aksident, por një rast tragjik vrasje-vetëvrasje.

Është ky përfundimi i arritur nga hetimet, lidhur me tragjedinë e ndodhur në mars të vitit 2018. Dy gratë amerikane që të dyja 38 vjeçe, i kishin droguar fëmijët, të cilët ishin me moshë nga 12 deri në 19 vjeç, para se të hidheshin me makinë në shkëmbinj pranë Mendocino, të California.

Trupat e Jennifer Hart, Sarah Hart, Abigail Hart, Jeremiah Hart dhe Markis Hart u gjetën në vendin e përplasjes. Ndërkohë trupat e Sienna Hart, Hannah Hart dhe Devonte Hart

nuk u gjetën kurrë, por policia dyshon se kanë gjetur vdekjen gjatë përplasjes.

Që të gjithë fëmijët kishin nga 19 doza Benadryl, duke qenë të droguar, ndërsa gratë ishin të dehura, shkruan noa.al.

Nga kërkimet në celularin e Sarah u zbuluan kërkime ku shkruhej “500 gramë Benadryl mund të vrasë një grua 100 kilogramë?” dhe “Duhet shumë për të vdekur nga hipotermia në ujë, teksa mbytesh me makinë?”

Një GPS Garmin i rikuperuar pas aksidentit, tregoi se rrugëtimi i ndjekur nga Harts, atë ditë, tregoi për një ndalesë 18 minuta në supermarket për të blerë Benadryl, i cili përdoret kryesisht për të vënë fëmijët në gjumë.

Shkak për ngjarjen tragjike, dyshohet se është bërë një vizitë e shërbimeve sociale në shtëpinë ku jetonin gratë, për shkak se ishin dhënë sinjalizime për abuzim me të miturit.