Lajme


Ndahet nga jeta gruaja e Millosheviç. Mira Markoviç rol kyç për genocidet.

Postuar nga Isida Muco

15th April 2019



Gruaja e  ish-diktatorit serb Millosheviç, Mira Markoviç, humbi jetën në një spital në Moskë në moshën 76-vjeçare.  Ajo u vendos në Moskë pasi burri i saj  Millosheviç u dërgua në Hagë ku akuzohej për gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, si dhe krime lufte në Kroaci dhe Kosovë.

Kush është Mira Mrkoviç?

Duke iu referuar analizave ajo thuhet se ka qëndruar mbrapa planeve të ish-diktatorit, dhe madje e këshillonte atë.  Mira Markoviç konsiderohej si një prej figurave më kontradiktore në Serbi. Ajo është akuzuar në disa procese në Serbi, por nuk ka qenë në burg.

Sipas analistëve serbë ajo qëndronte pas shumë krimeve të bëra edhe në Serbi – siç ishin vrasja e gazetarit Sllavko Curuvija, ish-politikani serb Ivan Stamboliç. Duhet të themi se mbi të nuk ka rënduar asnjë akuzë ligjërisht. Ajo është dënuar vetëm njëherë për keqpërdorimin e postit. Dyshohej edhe për kontrabandë me cigare së bashku me të birin Marko Millosheviç.

Në përgjithësi Mira Markoviç konsiderohet në Serbi si një prej figurave që ka luajtur rol vendimtar në kohën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, luftërave dhe krimeve serbe të viteve 90-të.