Sport


Nadal-Federer përballë 80 mije spektatorëve? Sfida e shekullit!

Postuar nga Isida Muco

13th September 2019



Rivaliteti i përjetshëm ndërmjet Roger Federer dhe Rafa Nadal shkon përtej një ndeshje tenisi. Dy tenistët më të mirë në botë kanë dhuruar gjithnjë sfida emocionuese por ideja e re e Florentino Peres mund të vendos një rekord unik në këtë sport. Presidenti i Real Madrid, një mjeshtër i vërtetë kur bëhet fjalë për biznes, kërkon të hap dyert e stadiumit “Santiago Bernabeu” për të mirëpritur dy tenistët legjendarë në një duel të padëgjuar më parë.

Objektivi është të vendosin një rekord të ri botëror në tenis për numrin e spektatorëve që ndjekin live një ndeshje. 80 mijë tifozë të pranishëm për të shijuar live një sfidë e cila është kthyer në mit. Ideja e Perez, më shumë se sa një sportdashës i tenisit, është mbi të gjitha ekonomike por dhe për të hyre edhe në historinë e këtij sporti. Deri më tani ndeshja me më shumë spektatorë ka qenë ajo ndërmjet Serena Williams dhe Kim Clijsters e zhvilluar në Bruksel në vitin 2010 përballë 35,681 tifozë.