Lajme


Muzeu i Artit Oriental “Bratko”, vlerë e shtuar për Korçën

Postuar nga Isida Muco

5th November 2018



Muzeu i Artit Oriental “Bratko” 15 vite më parë erdhi si një atraksion i shtuar për qytetin e Korçës.

Një aktivitet i veçantë u organizua ne rastin e 15-vjetorit të çeljes së këtij muzeu, brenda të cilit qëndron një koleksion i pasur me vlera orientale.

Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003, duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Borjes (1903-1990), artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve.

Në këtë muze ekspozohen 432 objekte si piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Borja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së.

Pamjet fotografike janë krejt të veçanta. Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral Macarthuri në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë.