Lajme


“Mos na tradhëto”! Regjizori Budina mesazh kreut demokrat në marrëveshjen për Teatrin Kombëtar.

Postuar nga Isida Muco

25th July 2019



PD dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar firmosin akt marrëveshje, sipas të cilës opozita angazhohet në mbrojtje të teatrit, me aksion ligjor politik dhe qytetar.

Edmond Budina një nga aktorët kryesorë të kësaj nisme për të mbrojtur Teatrin deklaroi se kjo marrëveshje merr rëndësi kur të gjithë do e firmosin.

“Nëse e firmosni të gjithë e firmos unë” u tha Budina aktorëve dhe qytetarëve dhe kishte dhe një mesazh për Bashën: Mos na tradhëto!