Lajme


Momenti kur 37-vjeçari ekzekuton të atin biznesmen në mes të ditës

Postuar nga Isida Muco

8th March 2018



Janë publikuar pamjet e një krimi të rëndë brenda familjes në Turqi. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shfaqet një 37-vjeçar duke vrapuar drejt të atit biznesmen, të cilin e qëllon për vdekje dhe më pas largohet me shpejtësi.

Sipas “Hurriyet”, 37-vjeçari Erhan Alaca qëlloi me pistoletë të atin Mahmut Alaca, në Mersin të Turqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën, ndërsa shkaqet e krimit të rëndë mbetet të panjohura.

Biznesmeni Alaca kishte dalë nga shtëpia dhe ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar nga i biri i cili po e priste jashtë rezidencës. Alaca ra përtokë i gjakosur, ndërsa i biri u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Një grua, mes dëshmitarëve okularë, pa të gjithë ngjarjen e tmerruar.

Ekipet mjekësore që mbërritën menjëherë në vendngjarje konstatuan se biznesmeni kishte ndërruar jetë.

Disa orë pas krimit, 37-vjeçari u kap sëbashku me armën që kishte kryer vrasjen.