Interesante


Modelja e famshme befason me arsyen pse hëngri placentën e saj!!!!

Postuar nga Isida Muco

14th September 2018



Është kthyer në modë kohët e fundit ngrënie e placentës së grave që janë shtatzënë, pasi sjellin në jetë fëmijët e tyre.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe modelja Chrissy Teigen, e cila thotë se hëngri placentën e saj për të përballuar depresionin pas lindjes.

32-vjeçarja bëri me dije se fill pas lindjes së djalit të dytë, Miles Theodore, konsumoi placentën e saj, gjë që sipas të resë, e bëri edhe më të lumtur.

Gazetarja që e mori në intervistë shprehu skepticizëm dhe deri diku, edhe neveri ndaj këtij veprimi.

Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i modeles. Ajo u shpreh: Vërtet? Nuk është gjë normale the? Jam në Los Angeles, është një gjë shumë normale. Këtu e pjekin.. Mund të provosh pak nga e imja më vonë.”