Showbiz


Miss New York një shqiptare nga Kosova.

Postuar nga Isida Muco

22nd January 2019



Në New York është zhvilluar konkursi më i rëndësishëm i bukurisë, Miss New York. Në këtë garë ka arritur të triumfojë një shqiptare. Ajo është bukuroshja 27-vjeçare, Florinda Kajtazi dhe është me origjinë nga Kosova, por prej shumë kohësh jeton në New York.

Bukuroshja shqiptare do të përfaqësojë New York-un në edicionin e 68-të të Miss USA, fituesja e fundit e të cilit ishte Sarah Rose Summers. Ajo gjithashtu është shpallur edhe Miss Fotogjenia, e cila i jep vlerësim edhe më madh titullit e më të bukurës.