Lajme


Ministrja Shahini nxjerr datat, kur rinis shkolla në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Lezhë

Postuar nga Isida Muco

4th December 2019



Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për mediat ditën e sotme bëri me dije se në tre qarqet e prekura nga tërmeti, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, mësimi do të nisë pjesërish.

Ajo bëri me dije se bashkia Durrës, Kurbin, Vorë dhe Tiranë nisin mësimin të hënën më 9 dhjetor, ndërsa gjithë bashkitë e tjera nisin mësimin ditën e nesërme, më 5 dhjetor.

Për shkollat e dëmtuara ajo bëri me dije se është garantuar transferimi në shkolla të tjera.

“Kopshtet dhe shkollat private, duhet të marrin konfirmim përpara rihapjes, na u duk më me vend që të kemi vlerësimin e shkollave private, që të kemi të sigurtë. Ndërsa shkollat publike që rrzikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor, kemi hartuar një plan për shkolla pritëse dhe në zonat rurale klemi siguruar transport dhe buxhetin përkatës”, u shpreh Shahini.

Ministrja shtoi se në shkollat private pronarët janë të detyruar që në ministri të marrin plane për zhvendosjen e nxënësve.