Showbiz


Michael Jackson ishte pedofil? Ish- e dashura: Kjo nuk më surprizon

Postuar nga Isida Muco

12th July 2019



Dokumentari “Leaving Neverland” për jetën e Michael Jackson shkaktoi jo pak debat në media. Në të pasqyrohen gjithë abuzimet e tij seksuale me të mitur, duke shfaqur imazhin e tij si pedofil.

Ndër njerëzit që e njihnin Jackson, disa kanë dalë në krahë të familjes dhe kanë paditur kompaninë e prodhimit të dokumentarit. Ndërkohë grupit tjetër që i beson këto akuza, i është bashkuar së fundmi dhe ish e dashura e Michael, Tatum O’Neal.

Aktorja foli për “Good Morning Britain” ku u shpreh se nuk ishte e suprizuar nga akuzat për pedofili.

“Është e vështirë të mos i besosh ata djem… Unë vetë nuk kam parë gjë… Por nuk më shokon – ka shumë gjëra të shpifura në Hollywood që vetëm tani po zbulohen.”

Në vitin 2004, Tatum publikoi një autobiografi ku tregoi dhe për marrëdhënien që kishte me Jackson, që nisi si shoqëri kur ajo ishte 12 vjeç, ndërsa ai 17.

Ajo ka treaguar se ai çonte lidhjen në një nivel tjetër, por Tatum ishte shumë e vogël e nuk ndihej gati për t’u bashkuar me “njeriun e jetës”.