Showbiz


Mbyllen adresat fallco, Instagram “ndëshkon” vipat!

Postuar nga Isida Muco

14th February 2019



Epoka e adresave false në instagram, ka marrë fund. Kompania e famshme  ka fshirë një numër të konsiderueshëm profilesh të rrëme. Rrjeti social nuk kishte lajmëruar më parë e për pasojë shumë personazhe të njohur të Hollywood, kanë humbur milliona ndjekës nga profilet e tyre. Një nga këngëtaret që është prekur është Ariana Grande, me një humbje drastike prej 3 milionë fansash. E njëjta situatë edhe për Selena Gomez, e cila ka humbur 2 milionë ndjekësj. Ndër të tjerë edhe make up artisti James Charles, ka humbur thuajse gjysme milionë ndjekësish. Tani është momenti që të kuptohet se sa ndjekës kanë realisht vipat, që smund të krenohen më për për numrin e madh të tyre. Nga ana tjetër instagram do të shpëtojë nga pagesat që ishte i detyruar të kryente atyre personave me ndjekës të blerë, që përmes këtij mashtrimi përfitonin shuma të konsiderueshme parash.