Interesante


Lumturia gjendet tek rutina?!!

Postuar nga Isida Muco

17th April 2019



Ndryshojnë konceptet në shoqërinë bashkëkohore. Lumturi tani konsiderohet rutina dhe jo ndryshimet e vogla, apo të mëdha të jetës. Shkëlqimi nuk qëndron më në ndodhitë e jashtëzakonshme, por në përsëritje. Pra nëse jemi në gjendje të duam dhe të kujdesemi për gjithçka që bëjmë çdo ditë, përfshirë edhe selfiet, do të gjejmë paqen dhe lumturinë.

Kjo është teoria e ekspertes së spirtiualitetit në Britani, e diplomuar në “Kings College” të Londrës, Theresa Cheung.

Është frymëzuar nga mendimi i Aristotelit sipas të cilit “ne jemi ajo çka bëjmë në mënyrë të përsëritur, dhe si pasojë e jashtëzakonshmja nuk është akti, por rituali, zakoni ose rutina. Sipas këtij mendimi njeriu arrin të gjejë paqe të brendshme, që e bën të ndjehet më mirë me veten dhe të tjerët, dhe e ndihmon në marrjen e vendimeve më të mira.