Lajme


Lum kritikash ndaj Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë e mohuesi i gjenocidit.

Postuar nga Isida Muco

11th October 2019



20 vite para se të bëhej një laureat i çmimit Nobel për paqen, Peter Handke fitoi një tjetër çmim. Në 1999, shkrimtari Salman Ruzhdie, e shpalli atë ‘Hajvani i vitit’ në një artikull të “The Guardian”, për apologjitë mallëngjuese ndaj regjimit të Slobodan Millosheviç.

Dramaturgu austriak, trashëgimia sllovene e të cilit  ka frymëzuar nacionalizmin e zjarrtë, ka sugjeruar publikisht se myslimanët e Sarajevës kanë masakruar veten dhe ka mohuar gjenocidin e Srebrenicës.

7 vjet pas kritikave të Ruzhdie, në 2006-n mori pjesë ne varrimin e Milosheviçit. Të enjten, pas njoftimit për fitoren e Handke, autori i shumë vlerësuar i ‘Vargjeve Satanike’, tha për “The Guardian”, se i qëndronte besnik shkrimit të 20 viteve më parë.

Vendimi për të vlerësuar Handke bashkë me polaken Olga Tokarshuk, po kritikohet nga analistë e shkrimtarë nga i gjithë globi. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në një letër drejtuar Akademisë së Çmimit Nobel, shprehu indinjatën e saj, duke e quajtur Handken një eksponent të shquar të ideve fashiste.