Interesante


Letërnjoftimi në Itali, s’ka më prindi 1 dhe prindi 2.

Postuar nga Isida Muco

10th August 2018



Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë Matteo Salvini, vë theksin tek forcimi i familjes klasike, që përbehet nga mami dhe babi dhe nga askush tjetër.

Për këtë arsye ai ka ndryshuar edhe letërnjoftimin elektronik në faqen e ministrisë së brendshme.
Nuk do të ketë më etiketim Prindi 1 dhe Prindi 2, por do të ketë nëna dhe babai.

“Për të dhënë një shembull: javën e kaluar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në formularët për letërnjoftimin elektronik ishin “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.

Unë menjëherë ndryshova vendin duke rivendosur përkufizimin “nëna” dhe “babai” – tha Ministri i Brendshëm Matteo Salvini .

“Është një gjë e vogël, një sinjal i vogël, por është e sigurt se do të bëj gjithçka që është e mundur dhe që parashikohet në Kushtetutë. Mitër me qira dhe tmerre të ngjashme absolutisht nuk ka”, është shprehur Salvini.