Lajme


Lamtumirë nobelistja Toni Morrison.

Postuar nga Isida Muco

6th August 2019



Ndërroi jetë në moshën 88- vjeçare shkrimtarja Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel në letërsi.

Përgjatë një deklarate të dhënë ditën e sotme nga familjarët e së ndjerës, u bë me dijeni se gruaja që përgjatë pesë dekadave përshfaqi identitetin afrikano- amerikan kishte ndaluar së jetuari.

Lindur në Ohio gjatë periudhës së Depresionit të Madh, Toni Morrison, emri i vërtetë i së cilës është Chloe Anthony Wofford u nderua me çmimin Nobel (1993) si dhe Pulitzer.

Ishte i ati i saj, George Wofforde ai që teksa i rrëfeu tregime popullore me tema afrikano- amerikane, pa kuptuar e orientoi të bijën drejt botës së shkrimit, veçanërisht novelave.

E njohur për romanin “Beloved” si dhe dy krijime të tjera letrare “The Bluest Eye” apo “Song of Solomon”, Morrison është vlerësuar vazhdimisht për stilin e veçantë të të shkruarit.

Ju kujtojmë se në vitin 2012, Morrison- it iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë, nderimi më i lartë civil në SHBA.