Lajme


Lamtumire maestro Aleksander Lalo!

Postuar nga Isida Muco

20th November 2017



Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo.

Lalo ka mbyllur sytë sot në moshën 68-vjeçare në një spital privat në Tiranë, nga një atak kardiak.

Së fundmi, kompozitori ishte pjesë e jurisë në një nga spektaklet televizive.

Lalo ka kompozuar filma të njohur të kinematografisë shqiptare.

Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Disa nga kompozimet e Aleksandër Lalos

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)