Interesante


Kur lokalin e ndan me… macet!

Postuar nga Isida Muco

16th April 2019



Kafenetë me kafshë në Japoni janë në mesin e vendeve unike në këtë shtet të Azinë Lindore.

Në Tokio gjenden kafenetë me kafshë të llojeve të ndryshme, përfshirë lepuj, zogj dhe gjarpërinj, ndërkohë më së shumti tërheqin vëmendjen e turistëve dhe dashamirëve të kafshëve, kafenetë me mace.

Ndër veçoritë më interesante që ndan kafenetë me mace prej atyre të tjerëve, është se në këto kafene vizituesit mund ta ndajnë karriget e tyre me macet.

Këto kafene kanë edhe rregullat unike të tyre. Në krye të rregullave është që t’i jepet kujdes maksimal higjienës.

Vizitorët duhet të nxjerrin këpucët e tyre para se të hyjnë në kafenetë, pastaj të lajnë duart me dezinfektues që të mos infektohen.

Rregulli i dytë i rëndësishëm është që të respektohen macet.

Punonjësit e këtyre kafeneve vizituesve u tregojnë se si duhet të përkëdhelen macet, ndërsa paralajmërojnë se macet që flenë nuk duhet të shqetësohen në asnjë mënyrë.