Interesante


Kur je me pushime dhe gjen drogë, fat apo bela???

Postuar nga Isida Muco

9th October 2019



Destinacioni i famshëm turistik, ishujt Frip, ishte zona ku u zbulua një sasi e madhe droge gjatë fundjavës. Një familje që kishte shkuar me pushime, zbuloi rreth 20 kilogramë kokainë të braktisur përgjatë bregut.

Familja që zbuloi lëndën narkotike nuk ka pranuar të flasë para kamerave, duke mos dashur të rrezikojë sigurinë e saj. E megjithatë, larg objektivit ata thanë se një prej familjarëve kishte pikasur një objekt të madh në rërë, duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për një kafshë. Por pasi e hapën pakon në dhomën ku po pushonin panë se bëhej fjalë për drogë dhe njoftuan autoritetet.

Zyra e sherifit të kontesë analizoi substancën duke e identifikuar si kokainë. Për ta, koha dhe zona e zbulimit ishte e pazakontë. Në total autoriteteve iu dorëzua 20 kg kokainë, me vlerë prej 600 mijë dollarësh. Antidroga po përpiqet të zbulojë tani origjinën e kokainës dhe mënyrën se si përfundoi në ishujt Frip. Lënda narkotike do të shkatërrohet.