Lajme


Kukulla që ngjan me Greta Thunberg e varur nën një mbikalim në Romë.

Postuar nga Isida Muco

8th October 2019



Në Romë, në rrugën Isak Newton, një kukull që ngjante me Greta Thunberg u gjet e varur në një mbikalim në drejtim të autostradës Romë-Fiumicino.

Këtë veprim, siç raporton Romatoday, e ka bërë një grup i quajtur “Gli Svegli” , të cilët thonë se veprime të ngjashme do  ta pasojnë.

“Ne e varëm Greta Thunberg në Romë. Manekin ka fytyrën dhe madje edhe gërshetat e saj. Veprime të tjera do të pasojnë “.

Një gjest i turpshëm, i cili tregon mungesën e plotë të respektit ndaj të tjerëve sepse pavarësisht se si mendoni për të, nuk është e pranueshme të shkoni kaq larg.

Virginia Raggi ka komentuar kështu në Twitter ngjarjen:

“Manikina e turpshme e @GretaThunberg e gjetur e varur në një urë në qytetin tonë. Shpreh solidaritetin tim  dhe të gjithë Romës për të dhe familjen e saj. Angazhimi ynë për klimën nuk ndalet “.

Ministri i Mjedisit Sergio Costa gjithashtu komentoi mbi gjestin në Twitter duke e quajtur atë “të papranueshëm dhe kriminel”, një sulm ndaj të gjithë qytetarëve të përkushtuar ndaj klimës dhe mjedisit.