Showbiz


Kukulla Barbie vjen në film, njihuni me aktoren protagoniste!

Postuar nga Isida Muco

11th October 2018



Kukulla Barbi do të vijë në një film. Do të jetë pikërisht aktorja Margot Robbie e cila do të luajë rolin e kukullës më të famshme.

Kjo e fundit mendohet të jetë dhe producente e projektit përmes kompanisë së saj, Lucky Chap. Robbie, e cila u nominua për Oscar në vitin e kaluar për filmin “I Tonya”, do të shfaqet në filmin e radhës “Mary Queen of Scots”.

Ndërkohë, është duke punuar në projektin e Sonyt, “Once Upon a Time in Hollywood”.