Lajme


Kujdes me selfie, shtohen rastet e vdekjeve nga këto lloj foto!

Postuar nga Isida Muco

4th October 2018



Ideja e selfie-s perfekte nuk është aspak e keqe. Por nëse kjo foto përfshin një lartësi të frikshme, një armë apo një hedhje nga avioni, më mirë lërëni fare. Mund të jetë hera e fundit që ju shohin.

Vetëm në 6 vitet e fundit 250 persona kanë humbur jetën duke bërë ‘selfie’. Kështu të paktën ka rezultuar pas një studimi të kryer nga All India Institute of Medical Sciences”, në New Delhi.

Që prej vitit 2011 u analizuan raportimet informative të të paktën 259 vdekjeve, që lidheshin me një ‘selfi’. Nga të gjithë rastet, studiuesit zbuluan se shkaku kryesor ishte mbytja, pas incidenteve ku përfshiheshin mjetet e trasportit, përshembull, bërja e një fotoje përpara trenit që afrohet apo rëniet nga lartësitë.

Ata zbuluan gjithashtu se numri më i lartë i vdekjeve nga selfie-it ka ndodhur në Indi e më pas janë pasuar nga Rusia, SHBA-ja dhe Pakistani. Shumica e viktimave kanë qenë burra (rreth 72%) që i përkisnin moshës nën 30 vjeç.

Edhe pse gratë janë ato që shkrepin më shumë foto të tilla krahasuar me burrat, këta të fundit janë më të prirur ndaj rrezikut.

Ndonëse ekspertët thonë se ‘selfie’ si veprim nuk është i rrezikshëm dhe aq më pak vdekjeprurës, njerëzit e bëjnë përdorim e tij fatal.