Lajme


Kryeministri Rama dhe ministri Klosi garantojnë mosndërtimin e Hec-eve në Kanionet e Osumit.

Postuar nga Isida Muco

9th February 2018



Pas lajmit që qarkulloi në media se në Kanionet e Osumit do të ndërtoheshin dy HEC-e vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se Kanionet e Osumit nuk do të preken. “Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje”, shkruan Rama. Ndersa ministri i mjedisit Blendi Klosi premtoi ndjekje penale për ata që kanë dhënë lejet, jo vetëm për këtë rast, por dhe shumë raste të tjera, pasi sipas ministrit, janë ndryshuar koordinatat për të përfituar leje mjedisore. “Po ashtu ndjekje penale për kompaninë që ka maniupluar koordinatat. Gjithmonë shteti, taksa paguesit janë njerëzit e dëmtuar”, tha Klosi.