Lajme


Kate e William kunetërve: “Mireserdhët në klubin e të pagjumëve”

Postuar nga Isida Muco

8th May 2019



Në orët e ardhshme princi Harry, sipas premtimit të bërë të hënën, pas lindjes së Royal Baby, mund të prezantojë fëmijën e tij të parë.

 Ndër të tjera Kate dhe William, ndjehen shumë të emocionuar dhe i japin mirëseardhjen kunetërve të tyre në klubin e prindërve pa gjumë.
 Mesazhi simbolik i drejtuar nga princi William për Harryn është postuar edhe në profilin social të dukëve të Cambridge, që duke qeshur kanë konfirmuar që nuk e kanë parë ende të voglin, por që do ta takojnë në ditët e ardhshme, kur situata të jetë më e qetë.
Edhe gjyshi Carlo nuk e ka parë ende baby Sussex, sepse është nisur në Berlin së bashku me Camillan. Princi i Galles ka thënë që është shumë i lumtur dhe që do ta takojë nipin e tij pas kthimit zyrtar nga Gjermania.